Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shembet ura në ndërtim në Korenë e Jugut, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

schedule07:37 - 25 Shkurt, 2025

schedule 07:37 - 25 Shkurt, 2025

Të paktën tre persona humbën jetën dhe gjashtë u plagosën të martën pas shembjes së një kantieri ndërtimi autostrade në një zonë në jug të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul, raporton Reuters.

Aksidenti ndodhi rreth 70 km nga Seuli, kur pesë struktura çeliku 50 metra që mbështesin urën e autostradës u shembën njëra pas tjetrës pasi u ngritën në vend nga një vinç.

Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve tha se tre persona kishin vdekur dhe gjashtë ishin plagosur, pesë prej të cilëve në gjendje kritike. Po kërkohet për një tjetër që dyshohet se është nën rrënoja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!