Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Britanikët gati të luftojnë krah Kievit/ Krisafi: Bashkë me Francën, mund të ofrojnë mbështetje për të vazhduar luftën. Pumo: Kremlini injoron Britaninë

schedule22:02 - 24 Shkurt, 2025

schedule 22:02 - 24 Shkurt, 2025

Deklaratat e fundit të Britanisë ngrenë aludimet se ky shtet mund të luftojë krah Kievit.

Eksperti i gjeopolitikës Ledjon Krisafi u shpreh për ‘360 gradë’ se Britania është anti- Rusisë dhe se britanikët bashkë me francezët mund t’i ofrojnë një alternativë që të vazhdojë luftën sepse ka mbështetjen e tyre.

 “Britanikë janë shumë anti rus dhe madje publiku britanik është i tillë. Kuptojnë cili është strategjia e perëndimit që është dobësimi i Rusisë. Mund të arrijmë në pikën që Zelensky mund të kërkoj një zgjidhje mes SHBA dhe Rusisë dhe Europa t’i japi një zgjidhje tjetër.



Në këtë pikë ku janë diskutimet, nuk ka ëm vend për simbolikë. Britanikët bashkë me francezët mund t’i ofrojnë një alternativë që vazhdo luftën sepse do të të mbështesim ne.”

Gazetari Misho Puma i cili ndodhet në Rusi u shpreh se Britania ka qenë gjithmonë antagonist i Rusisë dhe se maksimumi që Kremlini mund të bëj eshtë injorimi  i Britanisë.

“Britania ka qenë gjitmonë antagonist i Rusisë, Bashkimit Sovjetik. Bashkimi Sovjetik ka qenë eksportuesi më i madh i naftës në Britani. Kuptohet që marrëdheniet midis Rusisë dhe Britanisë, ka pasur tensione dhe kontradita të mëdha. Britania nuk është që e vret shumë për Europën. Britanikët janë armiq të betuar prandaj maksimumi që mund të bëj Kremlini është injorimi i Britanisë.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!