Robinho dhe Demba Ba janë futbollistë të shumëshëtitur, të cilët kanë provuar të luajnë në Premier League me klube si Manchester City dhe Chelsea. Braziliani ka qenë i një tjetër niveli, pasi ka veshur fanellën e Real Madrid dhe Milanit.
Të dy kanë provuar edhe të marrin miliona nga Kina, ndërkohë që tanimë luajnë për Instanbul Basaksehir në Turqi. Ditën e sotme ata kanë zbritur në fushë në ndeshjen e Kupës së Turqisë, kundër H. Trabzon. Demba shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe i dha fitoren skuadrës së tij, por lajm përbën fusha ku është luajtur kjo ndeshje.
Para se të niste takimi, punëtorët e fushës kanë pasur punë për të larguar ujin e shumtë që kishte rrethuar fushën. Me siguri të dy këta lojtarë nuk e kanë menduar se do të përballeshin me kushte të tilla në futbollin profesionist.
https://twitter.com/fatihemrearslan/status/1202164921032728577