Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shuhet diplomati i pavarësisë/ Vdes Frank Wisner, ish i dërguari amerikan për bisedimet për statusin e Kosovës

schedule17:40 - 24 Shkurt, 2025

schedule 17:40 - 24 Shkurt, 2025

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara për bisedime lidhur me statusin e Kosovës, Frank Wisner është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Djali i tij, David, tha se ai vdiq pas komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga kanceri në mushkëri.

Më 2005 administrata e George W.Bush e emëroi atë përfaqësues të posaçëm në negociatat për statusin e Kosovës si shtet sovran, negociata që çuan në pavarësinë e vendit më 2008.

Diplomati amerikan kishte udhëhequr ambasadat amerikane në Zambia, Egjipt, Filipine dhe Indi dhe kishte mbajtur poste të larta në administratat republikane dhe demokrate dhe ishte i lidhur me nisma që sollën ndryshime në rajone sikurse Ballkani e Afrika e Jugut.

Figurat politike në Kosovë kanë reaguar pas vdekjes së Wisnerit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Wisner ishte një mik i çmuar i Kosovës.

“Karriera e tij e gjatë dhe e ndritur në shërbim të diplomacisë amerikane, përfshirë rolin e tij si emisar në bisedimet për statusin e Kosovës, ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë”, tha Presidenca e Kosovës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Wisner kishte luajtur rol vendimtar për pavarësinë e Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!