Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Papa mbetet në gjendje kritike, Vatikani: Kaloi natë të qetë, pas krizës të së shtunës

schedule14:03 - 24 Shkurt, 2025

schedule 14:03 - 24 Shkurt, 2025

Papa Françesku pati një mbrëmje të qetë pa komplikacione në spital dhe pushoi deri në mëngjes. Ky është përditësimi I fundit që vjen nga Vatikani këtë të hënë sa i përket Atit të Shenjtë.

Pavarësisht një nate të qetë situata shëndetësore për Bergolion mbetet kritike, pasi të dielën u raportua se 88 vjeçarja pati një insuficencë të lehtë të veshkave sipas asaj që treguan analizat e gjakut. Të shtunën ndërkohë u raportua se Papa Françesku pati nevojë për sasi të mëdha oksigjen shtesë në pas një krize azmatike si dhe për transfusion gjaku.

88-vjeçari ndodhet në Spitalin Gemelli të Romës prej 11 ditësh teksa po trajtohet për pneumoni të dyfishtë dhe bronkit kronik në të dy mushkëritë e tij.



Ati i Shenjtë është përballur vazhdimisht me sëmundje që lidhen me rrugët e frymëmarrjes, pasi mjekët i kanë hequr një pjesë të mushkërisë së tij të djathtë në moshë 21 vjeçare për shkak të pneumonisë.

Miliona besimtarë në mbarë botën po luten për Shëndetin e Papa Françeskut. Gjendja e tij e rënduar shëndetësore ka shkaktuar spekulime për një dorëheqje të mundshme të Atit të Shenjtë si Kreu I Kishës Katolike, megjithatë Vatikani ka refuzuar t’i komentojë këto raportime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!