Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA paralajmëron sërish Kurtin: Veprimet e pakoordinuara në veri, pasoja për marrëdhëniet tona

schedule19:24 - 23 Shkurt, 2025

schedule 19:24 - 23 Shkurt, 2025

Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuara për mbylljen e qendrave për punë sociale të drejtuara nga Serbia në veri të Kosovës.

Në një reagim ambasada amerikane në Prishtinë thotë se mbyllja ka qenë e papritur dhe e pakoordinuar.

Në një postim në rrjetin social X, ambasada thekson se këto veprime të ngjashme ndikojnë negativisht te mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë krijimin e pasojave të dëmshme për të ardhmen e vendit në Evropë dhe për marrëdhëniet bilaterale.

Qeveria e Kosovës mbylli katër objekte të qendrës për punë sociale te drejtuara nga Serbia, për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.

Policia e Kosovës kreu kontrolle në objektet e Qendrave për punë sociale pasi katër punonjës të kësaj Qendre në Zubin Potok ishin arrestuar më 8 shkurt për “shkelje të vullnetit të votuesve”.

Në një deklaratë policia sqaroi se këta zyrtarë dyshohet se kanë telefonuar qytetarët dhe i kanë kërcënuar, apo u kanë treguar se si të votojnë, duke i kushtëzuar me pagesën e ndihmës sociale.

Megjithatë ky veprim i qeverisë së Kosovës ka tensionuar sërish marrëdhëniet me aleatët perëndimorë.

Edhe Bashkimi Europian i bëri thirrje Kosovës që mos t’i mbyllte strukturat në fjalë dhe që statusi i tyre të diskutohet në dialogun Kosovë – Serbi, që ndërmjetësohet nga blloku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!