Kur na ndajnë më pak se tre muaj nga zgjedhjet parlamentare, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, I ka propozuar partive politike tre skenare se në cilat qytete mund të implementohet votimi dhe numërimi elektronik.
Në draftin e parë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve propozon që votimi dhe numërimi elektronik të zbatohet në njësitë administrative 1,3,5, 8 dhe 9 në Tiranë, si dhe në qytetin e Vorës, dhe njësitë administrative të Berxullës dhe Prezës.
Skenari i dytë i propozuar nga Celibashi parashikon që votimi dhe numërimi elektronik të implëmentohen në njësitë 2,3,5,9 dhe 10 në Tiranë dhe Vora të mbetet e njëjtë.
Drafti i tretë nuk përmban vetëm Tiranën por edhe qytetin e Durrësit. Në shkresë kërkohet që votimi elektronik të zhvillohet vetëm në njësitë 5 dhe 10 në kryeqytet ndërsa në Durrës të përfshihet nga rajoni 1 deri në rajonin 5. Zona e Vorës edhe në variantin e 3-të mbetet e pandryshuar.
Në të gjitha rastet, në cdo qendër votimi do të përdoren dy pajisje të votimit dhe numërimit elektronik. Ndërkohë që do të jenë pesë anëtarët e komisionit rregullator, ata të cilët do të thonë fjalën e fundit mbi zonat se ku do të implementohet ky process që jo në pak raste është kontestuar nga demokratët.
Fillimisht, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, propozoi që votimi dhe numerimi elektronik të zbatohet në Durrës por nuk u pranua nga partitë politike të cilat preferonin Tiranën. Përvec demokratëve, të cilët kërkonin që të mos kishte fare votim dhe numërim elektronik më 11 maj.
Për herë të parë, votimi dhe numërimi elektronik u testua në zgjedhjet parlamentare të 2021 në njësinë nr.10 në Tiranë, ndërsa në vendoret e 2023 u shtri edhe në Kamëz, Vorë dhe Elbasan./abcnews.al

