Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjeniu shqiptar që bën makineri e prodhon energji/ Artin Dauti: Në moshën 13 vjeç kam ndërtuar makinerinë time të parë

schedule09:01 - 21 Shkurt, 2025

schedule 09:01 - 21 Shkurt, 2025

Artin Dauti, studenti nga Tetova, i tërhequr pas shkencës, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News tregon se që i vogël ishte i tërhequr pas shkencës dhe që në moshën 13 vjeçar ka ndërtuar makinerinë e tij të parë.

Ai tregoi se pasioni i tij për shkencën, është rritur dhe nuk ka hequr dorë nga elektronika duke mësuar dhe ndërtuar projekte inovative.

Artin Dauti studion për elektroinxhinieri, gjithashtu u shpreh se ka krijuar edhe trekëndëshin për lakimin e hekurit.

“Për herë të parë që fëmijë ka nisur me qarqe të vogla. Shfrytëzonin bateritë. Ndërtoja qarqe elektrike me bateri, turbina nga letra me elektromotorë. Unë shumicën e gjërave e kam edhe si pasion dhe kur ndërton diçka dhe është e suksesshme është edhe kënaqësi. Por shumë makineri të ndërtuara lehtësojnë edhe punën”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!