Prokuroria e posaçme ka publikuar të enjten strategjinë mbi mënyrën e hetimet dhe parandalimit të krimeve zgjedhore në prang të zgjedhjeve që do të mbahen më 11 maj. Sipas spak do të verifikohen të gjitha raportimet që ngrenë dyshime mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore nga ana e subjekteve të posaçme. Po kështu spak thotë se do të mbajë nën monitorim mediat si dhe rrjetet sociale për indicie të mundshme në kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve.
“Identifikimi jo vetëm i subjekteve të posaçme apo individëve të përfshirë në korrupsionin aktiv dhe pasiv në zgjedhje, por dhe i grupeve të strukturuara kriminale të cilat dyshohen se ndikojnë në zgjedhje. Monitorimi i përdorimit të buxhetit, investimeve dhe infrastrukturës publike, të cilat nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme.”
Në planin e publikuar spak thotë se do të bashkëpunojë me median dhe shoqërinë civile për denoncimet e krimeve zgjedhore. Prokruroia evidenton edhe disa nga sfidat kryesore mes të cilave edhe ndërhyrja e njërëzve të politikës që vështirëson punën hetimore.
“Hetimi i veprave penale në kuadër të zgjedhjeve shpesh mund të jetë subjekt I presioneve politike dhe ndërhyrjeve të ndryshme të jashtëligjshme, të cilat mund të synojnë devijimin ose vonesën e hetimeve. Këto ndërhyrje mund të ndikojnë tek dëshmitarët, tek të hetuarit apo edhe tek institucionet përgjegjëse për hetimin dhe gjykimin e rasteve. Garantimi i pavarësisë së SPAK nga të gjithë aktorët dhe sigurimi i mbështetjes institucionale do të jenë thelbësorë për të përballuar këtë sfidë”.
Po kështu sipas spak, hetimi për votuesit jashtë vendit që po kryeht për herë të parë pritet të sjellë vonesa në hetime për shkak se prokuroria duhet të bashkëpunojë me partnerët e huaj në rast se konstatohet shkelje ligjore. Një tjetër problematikë është edhe keq informimi I publikut përmes mediave dhe rrjeteve sociale.
“Përcjellja e informacioneve të pasakta në media apo në platformat sociale mund të minojë besimin tek institucionet përgjegjëse dhe të krijojë perceptime të gabuara mbi ecurinë dhe objektivitetin e hetimeve. Për të luftuar këtë fenomen, SPAK duhet të përmirësojë komunikimin institucional dhe transparencën, duke garantuar informim të saktë dhe në kohë mbi hetimet dhe rezultatet e tyre”.
Përveç bashkëpunimit të spak me prokurorinë e përgjithshme, policinë e shtetit dhe kqz, në dizpozion të qytetarvë do të vendoset një numër telefoni si dhe një faqe interneti për raportime anonime si dhe një adrese e maili për të dërguar çdo të dhënë./abcnews.al


