Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Ish Koreja e Veriut në Europë, tërheq turistë”/ Revista zvicerane: Investim strategjik i Jared Kushner në Sazan

schedule15:16 - 20 Shkurt, 2025

schedule 15:16 - 20 Shkurt, 2025

Shqipëria nga një vend i izoluar ose i njohur ndryshe në atë kohë si “Koreja e veriut e Evropës” tashmë është transformuar në një vend të mirfilltë turistik.

Revista zvicerane Weltwoche – me botime në Zvicër dhe Gjermani shkruan se investime ambicioze pritet të zhvillohen në vend duke iu referuar projektit turistik të dhëndrit të prsidentit Trump në ishullin e Sazanit në Gjirin e Vlorës. Projekti në ishullin Sazan, është një urë për të lidhur pavarësinë gjeopolitike të Shqipërisë me mundësitë e zhvillimit ekonomik përmes turizmit. Ndërsa parashikohet të krijohen një sërë vendesh pune në ndërtim, hoteleri, tregti dhe sektorin e shërbimeve.

“Ky ish-territor i ndaluar, që për dekada ka qenë një bazë ushtarake me një port nëndetësesh dhe një fabrikë armësh kimike, tani do të shndërrohet në një resort luksoz. Projekti, me një vlerë investimi prej 1.4 miliardë eurosh, po drejtohet nga një grup investitorësh të udhëhequr nga Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.”



Në shkrim sqarohet se ky projekt u miratua në kohën që në pushtet ishin demokratët duke hedhur poshtë polemikat se qeveria shqiptare kërkon të fitojë favore në Shtëpinë e Bardhë të drejtuar nga Trump.

Turizmi po pozicionohet si një thesar me impakt të rëndësishëm në ekonomi ndërsa vendi po tërheq çdo vit më shumë vizitorë të huaj.

“Shqipëria është shndërruar në një destinacion turistik të njohur. Në vitin 2024, 11.7 milionë turistë vizituan këtë ish- “Kore të Veriut të Evropës”, një rritje prej 15 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Në vitin 2023, për herë të parë u tejkalua shifra e dhjetë milionë vizitorëve. Turizmi, përkrah sektorit të ndërtimit, është faktori më i rëndësishëm i rritjes ekonomike dhe kontribuon me rreth 8 për qind në ekonominë e vendit.”

Në artikull vlerësohet edhe transformimi i Tiranës nga një qytet gri në një kryeqendër urbane.Revista zvicerane shkruan se në kohën që drejtohej nga Rama Tirana mori një identitet të ri./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!