Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Iliriana Olldashi.
Gjyqtarja u rivlerësua pa probleme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në të tre kriteret. Trupa gjykuese përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Etleda Çiftja anëtare.
Iliriana Olldashi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2005, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.
Sipas raportit të dorëzuar pranë KPK nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, gjyqtarja Olldashi nuk kishte probleme në deklarimin e pasurisë.