Mandatin e katërt qeverisës, Edi Rama e kërkon për t’i dhënë shqiptarëve një drejtësi me standarte europiane, ku te mos cënohen të drejtat dhe liritë e individit.
“Respektimi i standardeve demokratike i një drejtësie europiane që nuk mund të justifikojë qasje dhe metoda të sigurimit të shtetit është një tjetër betejë për t’u bërë, por ama në mënyrë konstruktive. Dhe patjetër dhe në mënyrë shumë të vendosur sepse nuk mund dot të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv, nuk mund dot të cenohen te drejta për të marrë vendime, nuk mund dot të trysnohet administrata e shtetit, punonjësit e shtetit.”
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, kryeministri tha se jetëgjatësia e Spak, garantohet vetem nga socialistët. Edhe një here tjetër përserit se pertej mbështetjes, drejtësine e re nuk e solli Amerika.
“Amerika ka dhënë një mbështetje të madhe bashkë me BE në procesin e reformës, por pavarësia dhe qëndrueshmëria e institucioneve të drejtësisë varet vetëm nga vullneti i PS, sepse nëse PS e lëshon këtë llogore, ju e keni parë shumë mirë që të tjerët janë të rreshtuar në llogoren e luftës kundër institucionit të drejtësisë, të kriminalizimit dhe bombardimit të SPAK-ut dhe të drejtuesit të SPAK me gjithfarë lloj shpifjesh, akuzash, shantazhesh, fyerjesh dhe kështu me radhë.”
Një koment Rama e kishte edhe për paralajmërimin e SPAK për ngritjen e një strukture për hetimin e krimeve zgjedhore.
“Nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektorale. Uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet kurrën e kurrës të kthehemi në kohërat e errëta se kush merret me politike të survejohet.”
Duke folur per vizionin e Shqipërisë nën drejtimin e tij, Edi Rama tregon se kur do ia lërë stafetën pasardhësit të tij në parti.
“Drejtësi që i shërben pushtetit të radhës nuk do të ketë sa kohë që PS do jetë në pushtet, me mua në krye ose më tutje, pas 2030 me këdo tjetër që do të marri stafetën. Kur ne të jemi anëtar të BE, kur ne ta vëmë aty në tryezë atë fiksimin tim “Albania” në tryezën e Këshillit Europian.”
Jo vetem në rrjete sociale thotë Rama por së shpejti do të zbresë në terren me qytetaret, qe në 11 maj, partia socialiste te marre edhe numrin me te larte te mandateve.
“Këtë herë do ta tundim dhe do kemi një fitore spektakolare dhe do t’i japim mësim çdokujt për ta çuar flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit atje në BE. Dhe mos harroni Albania në tryezat e BE-së.”/abcnews.al


