Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosi me armë zjarri të riun, vetëdorëzohet në polici drejtori i Bashkisë së Kukësit

schedule22:33 - 19 Shkurt, 2025

schedule 22:33 - 19 Shkurt, 2025

Mesditen e sotme, në spitalin e Kukësit u paraqit një shtetas 29 vjeçar i cili kishte marrë lëndime pasi u plagos me një armë zjarri.

Sipas burimeve të policisë, dy të rinj janë konfliktuar mes tyre për motive të dobëta ku ndërkohë një 25 vjeçar ka goditur me armë zjarri tip pistoletë këtë shtetas.

Dyshohet se Elvis Halilaj dhe Zenel Mucmata, Drejtor i Shërbimeve në Bashkinë Kukës, janë konfliktuar fizikisht, ndërsa pas largimit nga vendi i konfliktit Zenel Mucmata, e ka ndjekur me automjet shtetasin Elvis Haliaj deri në fshatin Bicaj, rreth 11 km nga qyteti i Kukësit dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt tij duke e lënë të plagosur.



Ai është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit, ku ka marrë edhe mjekimin e nevojshëm. Sipas bluzave të bardha, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mbrëmjen e sotme, autori i plagosjes u vetëdorëzua në polici së bashku me armën e zjarrit që dyshohet se e ka përdorur për ngjarjen.

 

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!