Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zhvillime në komisionin “Xhafaj”/ Kryetari: Gati drafti për konsultim publik. Ekspertët: Komision për monitorimin e ‘drejtësisë’

schedule19:17 - 19 Shkurt, 2025

schedule 19:17 - 19 Shkurt, 2025

Në mbledhjen e kësaj të mërkure të Komisionit Anti-korrupsion, kryetari Fatmir Xhafaj ka deklaruar se tashmë ka një draft që është bërë për sistemin e drejtësisë, i cili pritet të hidhet për diskutim.

Sipas gazetares Greta Bullari, ekspertët kanë propozuar edhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar që do të monitorojë punën e institucioneve të drejtësisë.

“Kemi përfunduar në komponentin e tretë për analizën për sistemin e drejtësisë, për atë që kemi konsideruar konsolidimin e reformës në drejtësi. Kemi qarkulluar brenda nesh draftin e parë për të parë sugjerimet dhe më pas për të kaluar te diskutimi publik të këtij drafti së bashku me 8 anekset që janë tetë profilet institucionale për secilin nga institucionet kryesore të sistemit të drejtësisë”, ka thënë Fatmir Xhafaj./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!