Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kurti duhet të shkojë përpara hetuesve”/ Prokuroria kërkon shoqërimin me polici, Nazarko: Akt i fortë

schedule17:40 - 19 Shkurt, 2025

schedule 17:40 - 19 Shkurt, 2025

Gjykata ka konfirmuar kërkesën e Prokurorisë që të urdhërojë Kurtin të paraqitet për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit. Kurti ka refuzuar deri me tani dy here të paraqitet ne organet e drejtësisë, edhe pse shef i ekzekutivit ne fuqi, dhe shembull i pare për qytetaret e vendit duke rrezikuar burgosjen.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, analisti Mentor Nazarko e konsideroi një akt të fortë të prokurorisë. Ai tha se Kurti duhet të shkojë përpara hetuesve.

Sipas analistit, duhet konsideruar si një gjest që do rezononte me fushatë.

“Në rastin e Kurtit kemi të bëjmë me refuzim të Prokurorisë dhe ka shkuar një hap më tutje dhe i ka kërkuar Gjykatës që ta detyroj Kurtin. Ky është një akt i fortë i prokurorisë për hir të vërtetës dhe duhet menduar që nuk ka menduar ta bëjë përgjatë fushatës zgjedhore. Duhet konsideruar si një gjest që do rezononte me fushatë. E bëri tani dhe unë mendoj që zoti Kurti do të detyrohet përpara gjykatësve që po merren me çështjen.

Sepse ai ka menduar se do të ishte një akt dobësie, që mu në mes të fushatës elektorale të shkonte në një status inferior përpara hetuesve dhe të asocionte imazhin e tij të paprekshëm në atë narrativën që ai kultivon nëpër mediat afër tij, si dikushi që nuk lidhje me korrupsionin”, u shpreh Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!