Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e humbi durimin sot në Lezhë, në zonën e tij, ku është i deleguar politik i PS-së.
Ai u përplas verbalisht me banorët e një pallati 12 katësh, të cilëve u rrezikohet jeta pasi muret janë plasaritur nga termeti.
Zyrtarët e Bashkisë së Lezhës pas inspektimit u thanë banorëve të mos hynin në apartamente deri ne nje verifikim përfundimtar nga ekspertet. Por ministri i Brendshëm, edhe pse nuk është ekspert ndërtimi u përplas me shefin e Urbanistikës së Bashkisë së Lezhës, Nik Leka.
“Ti stop! Mjaft mos përhap panik!”, iu drejtua Lleshaj shefit të Urbanistikës.
Ky i fundit përgjigjet: Nuk e kam thënë unë por kryetari (Pjerin Ndreu).
Në gjithë këtë debat, banorët mbeten në kaos dhe të paqartë. Një grua i kërkon që të mos i mashtrojë pasi u rrezikohet jeta. Ministri i thotë: “Marie, mos na marro (turpëro)!”
*Ndiqni të plotë debatin në videon më poshtë. /abcnews. al


