Marseille po triumfon me rezultatin 0-2 në pjesën e parë përballë Angers, një sfidë që po vendoset ngas episodet. Fillimisht, ishte Morgan Sanson që shënoi, në minutën e 17-të.
Dimitri Payet tregohet shumë i zgjuar në një goditje dënimi, duke ekzekutuar me shpejtësi dhe në mënyrë dinake për Sanson, i cili brenda zonës nuk e ka të vështirë të shënojë.
Në minutën e 41-të, Dimitri Payet do të shënonte vetë, nga pika e bardhë e penalltisë. Mbrojtësi Sakai futet brenda zonës dhe kontakti me një mbrojtës të Angers është minimal.
Për më tepër, Sakai pengohet në këmbët e tij dhe rrëzohet, por gjyqtari akordon penallti dhe Payet shënon. Dy episode që po komentohen shumë në rrjetet sociale./abcnews.al