Një aksident është shënuar në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd gjatë mesnatës, ku një autoveturë është përplasur me një kamion.
Burime nga vendngjarja konfirmuan se automjeti tip benz me targë AA 716 KS me drejtues 34 vjeçarin shtetasin Zef Sinani është përplasur me kamionin me targë SK 3842 BO me drejtues një shtetas nga Maqedonia e Veriut. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një femër dhe ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë drejtuesi i autoveturës.
I plagosuri është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Ndërsa viktima është dërguar në morgun e Elbasanit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë qarkullimi i automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara një kthesë të fortë në Pishkash, ndërsa janë dokumentuar provat e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentin./abcnews.al


