Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj “i dënuar”? Burgjet përgënjeshtrojnë Dadon: Kërkimi juaj i gabuar, ju thamë se ishte i padënuar

schedule19:15 - 14 Shkurt, 2025

schedule 19:15 - 14 Shkurt, 2025

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me gjendjen gjyqësore “i dënuar”, të shënuar në faqen e parë te dosjes së Erion Veliajt.

SPAK sqaron se i është referuar një certifikatë elektronike te gjëndëruar nga sistemi i Drejtorisë se Përgjithshme të Burgjeve, dhe thotë se kjo është një lapsus, që nuk ka ndikuar në kërkesën e saj për caktimin e masës arrest në burg për Veliajn.

Madje SPAK thotë në reagim se ka kërkuar dhe informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nga e cila ka marre si përgjigje se për shtetasin Erion Veliaj ka tre vendime pafajësie.



Në realitet kërkimi i SPAK ka qenë në vendin e gabuar dhe rezultati është keqinterpretuar. Në një reagim Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përgënjeshtron prokurorin Ols Dado.

Burgjet thonë se Erjon Veliaj është i padënuar. Por vërtetimi nga Prokuroria e Posaçme është kërkuar me historik, ku përfshihen dhe pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit.

Pra, sipas Burgjeve, çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast.

Në këto kushte prokurori Dado ka nxituar të marrë nga regjistri i historikut vetëm atë që ka dashur, Erion Veliaj, i dënuar, pa vendimet e pafajësisë për të, dhe sigurisht pa u menduar gjatë se një person i dënuar penalisht nuk përmbushte kriteret, nuk mund të kandidohej tre here për kryetar bashkie dhe nuk mund të miratohej nga KQZ në këtë post.

Përtej këtij incidenti, në debatin e ndezur mes Erion Veliajt dhe prokurorit të dosjes se tij, perceptimi se ky prokuror ka një ngarkesë personale ndaj çiftit Veliaj forcohet, ashtu siç dobësohet besimi të objektiviteti i hetimit te tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!