Pas termetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka vendosur numrin jeshil 116 – 116 për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste tërmetesh, përmbytjesh apo zjarresh.
Në këtë numër çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, i prekur nga fatkeqësitë natyrore mund të kërkojë ndihmë, të informojë për dëmet e shkaktuat dhe nevojën për ekspertizë teknike apo të raportojë për problematika në zonën e prekur nga fatkeqësia natyrore.
Numri jeshil 116 – 116 është i disponueshëm për komunikim 24 orë në 7 ditë të javës në të gjithë Shqipërinë.