Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shifra që paguan shteti për të paraburgosurit është shumë e madhe, krahasur me vendet e BE. Sipas tij, kjo ndikon dhe te familjet e paraburgosurve, pasi shkakton probleme me të ardhurat. Sakaq, ndikon dhe te shteti, pasi nuk ka fuqi punëtore.
Më tej, Rama theksoi se gjurmimet për Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij të vazhdojnë, por nuk ka pse mbahet në paraburgim, sepse ka një kryeqytet për të drejtuar dhe punë që duhen kryer.
“Doni ta dini se sa e ka përqindjen BE të paraburgosurve? 24%. Nuk janë kryetar bashkie që merret nga zyra se ne kemi ca prova. Po mirë mo në rregull, po lëre të bëjë detyrën se tjetri ka një detyrë për të bërë. E dini sa e kemi ne përqindjen? 61%. Sigurisht nuk është SPAK-U faktori kryesor, por dhe ai ka rol. E dini pse hëngrën kokat dy të burgosur në Fushë Krujë, u mor gjithë turni në burg. Ata me ça do ushqehen? Janë familjarë dhe shteti ku do i gjej punonjësit e tjerë. E dini sa paguan shteti për të paraburgosurit? Më mirë që mos t’ua them.
Unë këtu jam dhe nuk lëviz. PS nuk lëviz nga ky pozicion. Ai që do të dëgjojë, le të dëgjoj. Kush nuk do, kurrë mos paftë dhe dëgjoftë. E para nuk kemi asnjë aktakuzë dhe të pandehur. Këto gërmimet për kryetarin e bashkisë dhe bashkëshortes së tij le të vazhdojnë. Po s’ke pse e lë kryeqytetin pa kokë. Jemi në rastin që bëje punën tënde dhe çoje në burg, askush nuk del kundër kësaj. Por ama ta lëshosh dhe ta hedhësh dhe të dal kundër gjithë kënata. Pse bota politike janë budallenj? Pse marrin masa paraprake? Pse ka bota demokratike dhe lirimin me kusht? Janë budallenj ata? Ne duam të shkojmë atje apo te ato vendet jashtë BE, me të cilat jemi bashkë në krye të listës që jemi pro torturës? Këtu do përfundojmë ne?”, tha Rama./abcnews.al

