Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim nën akuzën për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në pranga ka rënë Elvis Ndreca nga Lezha.
Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.”
Elvis Ndreca iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al


