Rama: Lagjet e reja që do ndërtohen në Durrës, Tiranë dhe Kurbin

schedule14:20 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 14:20 - 3 Dhjetor, 2019

Lagje të reja do të ndërtohen pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës, Tiranë dhe Kurbin.

Në mbledhjen e  jashtëzakonshme të qeverisë kryeministri Edi Rama tregoi skenaret për të rimëkëmbur qytetet e goditura nga lëkundjet sizmike.

“Jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani me banesa që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar në ballë gjithë jetën që janë në shtëpitë e të varfërve. Por të ndërtojmë në Durrës një lagje komplet të re që të jetë lagjia më e bukur e Durrësit pas ’90 padiskutim.

Në Tiranë kemi diskutim një skenar për të ndërtuar një lagje komplet të re të madhe një skenar për të ndërtuar dy më të vogla.

Po kështu në zonën e Kurbinit të gjithë pallatet që kemi vizituar dje do të shemben dhe do të ndërtojmë një lagje të vogël komplet të re.”

Numri i personave që do të sistemohen në këto lagje po përllogaritetet. Ndërkohe shefi i qeverisë tregon ambicien e tij dhe vendos nje afate.

“Ambicia ime është të kemi një objektiv afatmesëm prej 10000 apartamentësh në terësi dhe një objektiv afatshkurtër prej 5 mijë apartamentesh sepse kështu mund të përfshijmë jo vetëm ata që janë drejtëpëdrejtë të prekur, por edhe ata që janë me probleme sociale. Duhet të jemi në kantier në pranverë. ”

Ndërsa pallatet e dëmtuara thotë kryeministri do të riparohen nga ndërtuesit e tyre nën vezhgimin dhe ekspertizen e Institutit të Ndërtimit.

Gjithashtu shefi i qeverisë iu kerkoi kompanive të ndertimit të largojne intertet nga zonat e godituara nga tërmeti.

“Domosdoshmëria e pastrimit para Krishtlindjeve të të gjithë inerteve në Durrës. Duhet një operacion 24 në 24. Duhen sot përcaktuar hartat e vendodhjes së inerteve të shoqëruara me sasitë.

Po sot të gjitha kompanitë e ndërtimit që operojnë në Tiranë, Durrës apo kudo qoftë duhet të thirren dhe tu kërkohet kontribut. Siç pastruam Lanën shumë vite më parë duhet të pastrojmë tani inertet me kontributin e kompanive duke ju dhënë kuadratin e  veprimit dhe duke ju kërkuar solidaritet. “

Intertet beri të ditur kryeministri do të zhvendosen në fushen e mbetjeve në Porto-Romano./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!