Avokati Idajet Beqiri ka folur në “News Line” për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ai ka thënë se SPAK tani vepron me dy standarde, duhet kritika konstruktive dhe ligjore.
Sipas Beqirit, Veliaj ishte pyetur disa herë nga SPAK dhe nuk po tentonte të largohej jashtë vendit.
“Problemi është të nënvizojmë faktin që shqiptarët të mësojnë që përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë. Ka ikur koha kur dhe ata të akuzuar për krime të rënda i fshinte nga defteri dhe i ndihmonte të shkonte jashtë. Tashmë pas vitit 2016 me Reformën në Drejtësi dhe me krijimin e SPAK, po mësohemi me një ndryshim stili.
Mirëpo, problemi këtu qendron se krahas përceptimit pozitiv që SPAK e ka futur në një rrugë tjetër, problemin e të qënit të barabartë përpara ligjit, ka dy standarde, ka dhe qendrime mendjelehtë. Ka dhe një përzierje mes ligjit dhe politikës.
Në këtë drejtim duhet kritika kontruktive, ligjore, që e shikon procedurën në dritë të syrit dhe nuk lejon që të bëhet pjesë e lojërave. Prandaj kritika duhet të veprojë. Në rastin konkret ne jemi me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, i cili po hetohet dhe është marrë në pyetje. Derisa ai është në pyetje disa herë nga SPAK dhe në një situatë të tillë pse duhet të thuash që do e çojmë në burg ‘pa afat’?
Por problemi është pse duhet në këtë moment? Në rast se ti këtë do merrje që kur të erdhi në fillim kallëzimi penal dhe ky ka mundësi dhe të iki jashtë shtetit ose mund të kryejë një krim të rëndë, atëherë mund t’i japësh burg pa afat. Por jo kur ai është kryetari i bashkisë, i dyti nga pesha, dhe nuk ka rrezik ikje, pasi ai mund të ishte larguar që në fillim. Kjo bie erë të keqe.
Mua më duket një orkestrim kriminal, dhe ti tani i pret kokën atij që është 1 i bashkisë që ndiqet në arrest me burg, siç ndiqet Sali Berisha me arrest shtëpie. Në këtë veprim unë i them SPAK, ke vepruar me dy standarde dhe ke përdorur Olsi Dadon që është prokuror problematik. Ai ka ardhur nga bota e noterëve me Ina Ramën dhe ka bërë korrupsione. Është i lidhur me botën e krimit, është i lidhur me Argita Berishën dhe vendimin që është marrë. Në këtë aspekt, është vendim i kritikueshëm.
Nga ana tjetër, shkon e merr masën mbi Ajola Xoxën, e cila është mbesa e Jakov Xoxës dhe babain e ka pasur në PD. Arrest shtëpie, a mund të krahasohet kjo me Monika kLryemahdin, që nuk ka lënë krim pa bërë. Ajo ka fëmijë, që duhet ushqyer dhe duhet çuar në shkollë. Si mund ta lësh me arrest shtëpie dhe ligji duhet mbrojtur”, tha Beqiri./abcnews.al

