Shqipëria bën hapa para në renditjen globale për korrupsionin. Transparency International e vlerëson me 42 pikë nga 100 në total ose pesë pikë më tepër në raport me një vit më parë . Viti 2024 në grafikun që shoqëron indeksin e perceptimit të korrupsionit rezulton viti me vlerësimin më të lartë prej 2012. Shqipëria renditet e 80 nga 180 shtete pjesëmarrëse në raport. Ndërkohë Transparency International shkruan;
“Në Shqipëri , prokuroria dhe gjykatat e specializuara kundër korrupsionit (SPAK) kanë fituar besimin e qytetarëve pasi kanë dënuar ish-ministra, deputetë dhe kryebashkiakë. SPAK vazhdon të hetojë një ish-president, kryeministër dhe zyrtarë të tjerë të lartë publikë”
Ky koment I organizatës ndërkombëtare vjen në kushtet kur sipas saj shumica e vendeve të rajonit dështojnë të ndjekin penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe të zbatojnë integritetin gjyqësor . Kjo thotë Transparency International ndodh se degët e tjera të qeverisë dhe grupet e interesit ushtrojnë ndikim të padrejtë.
Në rajon Shqipëria lë pas Maqedoninë e Veriut që renditet e 88, Serbinë që mban vendin e 105 dhe Bosnje Hercegovinën që renditet e 114. Mali I Zi ka qendruar në vendnumëro duke mbajtur të njejtin pozicion si vjet, vendin e 65./abcnews.al


