U kap në flagrancë me 1 armë zjarri automatike, të cilën dyshohet se do ta shiste në qytetin e Vlorës, vihet në pranga 17-vjeçari.
Ndërkohë një 19 vjeçar është identifikuar dhe është shpallur pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin, për të siguruar armën e zjarrit me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës
Sekuestrohen arma e zjarrit automatike dhe 3 krehra.
Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga një 17-vjeçar, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e një automjeti taksi, të cilin ky shtetas e kishte marrë për të udhëtuar drejt Vlorës, mes sendeve të tij personale, u gjet një armë zjarri automatike dhe dy krehra.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit 19 vjeçar, u gjet një krehër arme, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit (pushkë automatike) dhe dy krehrit që transportonte 17-vjeçari.
Vijon puna për kapjen e shtetasit E. Gj. dhe për dokumentimin e plotë të rastit.
/ abcnews.al


