Fituesja e ‘Topit të Artë’ për femra, Megan Rapinoe, shprehet e lumtur për arritjet e kombit të saj si dhe falenderon gazetarët për vlerësimin. Në intervistën për ‘France Football’, ajo tregon listën e saj të dëshirave për vitin 2020.
“Objektivi im parësor është medalja e arit me Amerikën. Asnjë kombëtare nuk e ka fituar medaljen e arit pas triumfit në Kupën e Botës. Gjithashtu kërkoj dhe një president të ri. Ky që kemi, është komplet i çmendur”, deklaron amerikania Rapinoe.
“Po jetojmë në një sistem ku duket qartazi që nuk funksionon. Vetëm ata që kanë para mund të mbijetojnë. Duhet të kujdesemi më shumë për shtresën e varfër të popullsisë, duke përfshirë dhe ata që votuan për Trump,” mbyll deklaratën amerikania, e cila nuk ishte prezente dje në Paris për të tërhequr çmimin. /abcnews.al