Eksperti i ekonomisë Adrian Civici thotë se tarifat janë instrumenti më i fuqishëm në një luftë ekonomike mes vendeve.
I ftuar në “Sheshi i Dollarit”, duke folur për ndikimin e këtyre tarifave, ai tha se administrata e Donald Trump po i përdor këto tarifa jo vetëm në kuptimin klasik, por për të negociuar diçka më të madhe.
“Barrierat tarifore vendosen për disa arsye dhe në mandatin që kanë presidentët amerikanë vendoset kur ti mendon se tjetri bën tregti të pandershme me ty, për të mbledhur më shumë të ardhura buxhetore sepse nëse vendos që në kufi një tarifë shkojnë direkt në buxhet dhe janë një instrument për të mbrojtur disa sektore nga konkurrenca.
Në këtë rast nuk kemi të bëjmë thjesht më një politikë tarifore klasike por me një përdorim të politikave tarifore nga Trump për të negociuar diçka më të madhe me marrëdhëniet ekonomike, me tregtinë ndërkombëtare, për të ulur në tavolinë pas një kërcënimi dhe për të negociuar nga e para disa gjëra. Pyetja që shtrohet te të gjithë është kush e paguan këtë tarifë. Janë dy mundësi pagese, ose importuesi në këtë rast kompania amerikane që importon, ose e paguan ai që eksporton, prodhuesi ose shteti kinez. Në këtë rast do të privilegjohet kjo e dyta për ta bërë një produkt që vjen më të shtrenjtë për të hyrë në Amerikë. është edhe një mënyrë për të ruajtur supremacinë në këtë zhvillime.”, u shpreh Civici./abcnews.al

