Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço shpjegoi në studion e emisionit “360 gradë” se si shqiptarët kanë arritur që të bëhen ‘bosë’ të drogës në Amerikën Latine. Ai tha se shqiptarët kanë arritur të depërtojnë përtej tregut evropian drejt atij të Amerikës së Jugut me ndihmën e italianëve.
Sipas Karamuços, janë mbi 3 mijë persona që veprojnë atje. Ai tha gjithashtu se shqiptarët po përfshihen edhe në një tjetër ‘biznes’, atë të trafikut të qenieve njerëzore drejt SHBA. Eksperti tha se ka disa shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që veprojnë në disa kampe në Meksikë.
Pjesë nga diskutimi:
Ervin Karamuço: Ne filluam në fillim të viteve ’90. Eksperimentet i bëmë me heroinën nga linja e Lindjes. Por për shkak se shumica e emigrantëve ishin në Itali, sidomos familjet e mëdha të Camorras apo Ndraghetas, i orientuan drejt tregut të kokainës. Ky treg filloi nga portet për t’i marrë nën kontroll dhe më pas tejkaluan Atlantikun se fituan besim. Kështu u rritën. Në fillim kishin rolin e shpërndarësit, më pas me kalimin e viteve u rritën dhe pasuruan. Lejen e kanë marrë nga italianët. Me lejen e italianëve edhe në Amerikën latine kanë shkuar. Shikojmë bashkëpunimi italiano-shqiptar i çoi këta në Amerikën Latine. Nuk janë ende të pavarur. Edhe kur shkojnë takohen me kartelet që hyjnë në tregti e pazare, ata kanë një njeri që i telefonon më përpara. Ngjan sikur janë vetëm, gati 3 mijë e ca veta që lëvizin nga Ekuadori në Kolumbi. Edhe në Bolivi. Edhe Brazili ka një pjesë. Ne kemi shqiptarë në Brazil që pak përmenden edhe aty. Kemi edhe në Meksikë për shkak se personat që kanë qenë aty shikojnë trafikimin e qenieve njerëzore. Kjo punë po del tani. Këto grupe të organizuara të lidhura me kartelet dhe për shkak të shkëmbimeve të tyre që nuk i bëjnë vetëm me Evropën por edhe me Amerikën, kjo është risi. Ne organizojmë edhe linjat e trafikimit në bashkëpunim me kartelet edhe në drejtim të Amerikës së Veriut, na ka bërë që të kemi edhe një aktivitet dytësor për korridore të tëra që deri dje kanë funksionuar shumë mirë të trafikimit të qenieve njerëzore nga Evropa drejt Amerikës së Veriut. Iu bëjnë pasaporta të falsifikuara, marrin paratë, dhe i fusin në SHBA. Në disa prej zonave të veriut të Meksikës edhe në kampe kemi shqiptarë të Kosovës dhe të MV.
Trashgim Sokolaj: Të dhënat tregojnë se edhe raportimet mediatike apo të Europol dhe të Kombeve të Bashkuara apo të policive tregojnë se shqiptarët kanë fituar territor dhe kanë marrë volum sa i përket sasisë të drogës që lëvizin. Në portat kryesore të kokainës në Evropë, janë shqiptarët që e nisin nga vendet e Amerikës Latine dhe që shkojnë në porte për ta marrë dhe më pas shpërndarë në rrugë. Është proces jo e lidership shqiptar por me autorizim të grupeve mafioze italiane që janë drejtuesit kryesor të kësaj gjëje. Faktori kryesor është dhuna, të qenit të dhunshëm. Një anëtar i grupit që tradhëton apo shet informacion ekzekutohet në një mënyrë të tillë që jepet shembull për anëtarë të tjerë të grupit. Ka disa shqiptarë në vendet e Amerikës Latine që janë vrarë, si Ergys Dashi, vrarë disa muaj pasi iu vra drejtuesi i bandës së tij. Ilir Hidri, Remzi Ademi i plagosur të vendosur që në vitet 2014 atje duke krijuar kontakte direkte me prodhuesit e lëndës narkotike që më pas e kalojnë në vendet e BE. Bosët e vërtetë të kësaj industrie nuk dihen./abcnews.al


