Jason Momoa ishte “i vendosur” në mposhtjen e konkurrencës – përfshirë vëllezërit e famshëm të filmave Liam dhe Chris Hemsworth – për t’u shpallur si Man of the Year për GQ Australia.
Aktori 40-vjeçar i Aquaman paraqitet në kopertinën më të fundit të revistës dhe me shaka rrëfeu se mendon që e ka “merituar” vlerësimin.
“Kurrë, madje as për një milion vjet nuk kam menduar se unë do të jem ‘Man of the Year’ i GQ. Jam vërtet i shokuar që kam mundur t’i mposhtë të gjitha Hemsworthët sepse… e di… më në fund e meritoj këtë”, tha Jason. “Gjithashtu Australia, e dini që ju dua. Shpresoj të vij atje për Aquaman 2 dhe t’ju falënderoj shumë për këtë. Po, shoku!
Duke reflektuar për vitin e tij 2019, Momoa radhiti një varg mbresëlënës të projekteve filmike dhe televizive në të cilat punon, por aktivizmin dhe përpjekjet e tij për ta “përhapur vetëdijen për ndryshimin klimatik” ai e quajti “aktivitetin e tij të preferuar personal”.
Ylli shpjegoi: “Një aktivitet i preferuar personal të cilin dua ta vazhdoj ka qenë aktivizmi me të cilin jam marrë me mjedisin, për ta përhapur ndërgjegjësimin për ndryshimin klimatik.
“Pastaj padyshim që i kam bërë disa vepra të mira artistike, si “See”, dhe filmin Dune me dy prej regjisorëve të mi të preferuar Francis Lawrence dhe Denis Villeneuve. Ishte e pabesueshme.”
Në shtator, Jason u bëri thirrje liderëve botërorë t’i rrisin përpjekjet e tyre për krizën klimatike ./abcnews.al