Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet parlamentare/ Rama thirrje Diasporës: Regjistrohuni për të votuar, procesi është i thjeshtë

schedule08:46 - 6 Shkurt, 2025

schedule 08:46 - 6 Shkurt, 2025

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, u ka bërë sërish thirrje shqiptarëve në Diasporë, që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Ai u kujtoi adresën zyrtare të KQZ-së, ku mund të regjistrohen.

“Prandaj, iu them atyre që janë Greqi hajdeni këtu more, çfarë bëni në Greqi nëpër hotele, nëpër restorante, nëpër  shërbimet e turizmit, çfarë bëni në Greqi, hajdeni këtu se është më mirë këtu në fund të ditës, pasi muaji atje vërtet mund t’iu duket se keni më shumë. Megjithëse në shumë profile nuk ka më shumë as në dukje, po taksat, po transporti, po qeraja, po tjetra, po tjetra, ndërkohë që këtu jeni në shtëpinë tuaj dhe atyre që flasin për qiratë iu them: Po more është e vërtetë janë rritur, patjetër janë rritur, por jemi vendi me numrin më të madh të shtëpive pronë, 94 % i kemi pronë.Po të shikoni Europën Perëndimore është shumë më pak natyrisht. Dhe meqë erdhëm të Greqia, diaspora Kqz.gov.al  është adresa për tu regjistruar për të votuar në 11 maj, mundësia për ata që janë jashtë është deri në  4 mars që të regjistrohen sepse pastaj dalin listat dhe pastaj iu duhet çuar vota me postë, posta e sjell, e paguan shteti, mbush aty fletën e votimit me kë dëshiron të votosh dhe e nis mbrapsht. Pra diaspora.kqz.gov.al.  Sidoqoftë mjafton dhe të futesh në Google dhe të shkruash KQZ dhe shkon direkt tek faqja e kqz pastaj hyn tek diaspora dhe vazhdon. Përgjithësisht është i thjeshtë regjistrimi, nganjëherë të rikthehet për shkak se drita e fotos nuk është vënë, nuk është e mjaftueshme për shkak se dokumenti nuk është vënë siç duhet etj”, tha ai, duke komunikuar live me ndjekësit në rubrikën “Sy m’Sy”.



Ai kujtoi edhe vendimin e miratuar dje për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave, për shqiptarët që jetojnë jashtë.

“Por dhe lajmi tjetër që kam është se dje qeveria  ka vendosur që të gjithë ata që kanë pasaporta dhe karta ID të cilave u ka kaluar afati, do të mund të votojnë, pra mjafton ta kenë pasaportën dhe kartën ID pavarësisht afatit që mund t’i ketë kaluar, përtej skadencës, janë votues në 11 maj në qoftë se do të regjistrohen.”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!