Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërhyri për zbutjen e pozitës penale të të akuzuarve/ Dosja “Toyota Yaris”, shtyhet seanca paraprake për ish-kryeprokurorin e Vlorës

schedule10:19 - 5 Shkurt, 2025

schedule 10:19 - 5 Shkurt, 2025

TIRANË- Shtyhet seanca paraprake për dosjen “Toyota Yaris” ku i përfshire është ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

SPAK pak ditë më parë njoftoi mbylljen e hetimeve për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, i arrestuar për korrupsion dhe ushtrim ndikimi dhe tashmë ka dorëzuar kërkesë në gjykatë për kalimin e dosjes për gjykim.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar të njëjtat akuza përmes avokatit mbrojtës edhe ish-oficeres së krimeve të rënda Erjona Daupaj, e cila ndodhet në kërkim.



Akuza iu komunikua edhe avokatit Radovan Çela për korrupsion aktiv. Aurel Zarka u arrestua në Korrik të këtij viti pas transkiptimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC dhe EncroChat.

Ai akuzohet se ka ndërhyrë duke ndikuar në zbutjen e pozitës penale për të akuzuarit e dosjes së famshme, ku në vitin 2018, në një makinë Toyota Yaris që hynte në portin e Durrësit, u gjetën 3.4 milionë euro.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!