Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

UEFA na jep Europianin U21/ Çobani: Shqipëria patericë e Serbisë, dëmin e ka Kosova. Ndërsa, Serbia rregullon imazhin e vet

schedule20:41 - 4 Shkurt, 2025

schedule 20:41 - 4 Shkurt, 2025

Një nga legjendat e Dinamos, Artur Çobani e ka konsideruar Europianin U21 në 2027 të organizuar nga vendi ynë dhe Serbia, si një ngjarje ku këta të fundit do rregullojnë imazhin e tyre.

I ftuar në emisionin “Real Story”, ai u shpreh se Shqipëria është paterica e Serbisë, por dëmin më të madh e ka Kosova.

 “Unë do ta shikojë Shqipërinë në këtë mes një patericë të Serbisë. Kjo i duhet Serbisë për të rregulluar imazhin e saj. Ato ngjarje të së shkuarës, por ata nuk e kanë ulur asnjëherë tempin edhe kur nuk luan Shqipëria, por luan Serbia me dikë tjetër.

Unë nuk kam shpresë që ata do ndalojnë ndonjëherë. Edhe nëse u zgjodh Shqipëria për të ndihmuar Serbinë, unë mendoj që këta tanët janë nxituar çik, sepse ky nuk është opionioni im personal. Unë e kam të bazuar këtë vendim. Nëse me miratimin e zv. presidentit u morë ky vendim, dhe Shqipëria është paterica, dëmin e ka Kosova. Shikoni intervistat e futbollistave të Kosovës se çfarë kanë thënë, si Lorik Cana për shembull. Politika nuk ndahet asnjëherë”, deklaroi Çobani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!