Tekniku 54-vjeçar komentoi nga salla e konferencave të shtypit faktin që Shqipëria dhe vendi I tij, Serbia, morën konfirmimin nga UEFA për të organizuar së bashku Kampionatin Europian për Shpresa në vitin 2027.
Veselinoviç ishte shumë I qartë në deklaratën për Abc Neës.
“Unë si individ kam detyrimin që çdo ditë të bëj diçka të mirë. Unë mendoj që lajmi që Shqipëria dhe Serbia, apo që Shqipëria dhe Serbia (mund ta themi si të doni), do të organizojnë së bashku kampionatin europian, është lajm i jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet. Unë mendoj se të gjithë ne duhet të gëzohemi prej këtij lajmi, sepse kjo është një festë, ky është një respektim e një federate serioze siç është UEFA ndaj nesh. Po ashtu, është detyrim për të dyja palët, për të dy kombet”.
Trajneri i Partizanit e cilëson vendimin e UEFA-s edhe si përgjegjësi, dhe si përfitim për të dyja vendet.
“Nuk është se kjo është thjesht një dhuratë për ne, por ky është një detyrim që të tregojmë veten se këtu në Ballkan ekzistojnë njerëz seriozë, që ne jemi organizatorë të mirë. Këtë ne e kemi treguar shumë herë, pra që të dyja vendet janë organizatorë shumë të mirë, dhe këtë e kemi bërë sa herë ka qenë e nevojshme. Mendoj se kjo është dicka fantastike, po ashtu është e rëndësishme edhe në aspektin ekonomik, edhe nga aspekti i motivimit, apo nga cilido kuptim që të dëshironi. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm, dhe të gjithë së bashku duhet të mendojmë pikërisht në këtë drejtim. Po e përsëris përsëri që edhe pse jam një “grimcë” e vogël në këtë planet dhe që mund të mos jem shumë i rëndësishëm, unë kam detyrimin që të mbështes gjithçka që është e mirë”.


