Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mesazhet e Grenell për Kurtin, të qarta”, Canaj: Ura e besimit mes SHBA-së dhe Kosovës është dëmtuar

schedule17:36 - 4 Shkurt, 2025

schedule 17:36 - 4 Shkurt, 2025

I dërguari i Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell sulmoi qeverinë e Albin Kurtit duke thënë se nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump dhe as të Joe Biden.

Lidhur me këtë ka folur në Ballkan Update”, ish diplomati Blerim Canaj, i cili u shpreh se mesazhet e Grenell për Kurtin janë të qarta. Ai theksoi se ura e besimit mes SHBA-së dhe Kosovës është dëmtuar dhe Kurti nuk do të mund ta rivendosë.

Sipas Canajt, për politikën e jashtme të Kosovës do të jenë ditë të rënda.

 “Qendrimi i tij është qendrimi i Amerikës, pasi të gjithë e dimë që Grenell nuk është më vetëm një emër, po është një person i cili ka një person të caktuar, direkt nga Presidenti i SHBA dhe në një farë forme është një mesazhpërçues direkt i Donald Trump. Ajo që e tha Grenell është në fakt direkte, nuk ka nevojë për ndonjë dekodim të rëndë. Pasi ia bëri të qartë qytetarit të Kosovës se faktikisht një qeveri me Albin Kurtin në krye nuk do të ketë marrëdhënie të mira me SHBA dhe kjo është një çështje shumë e rëndësishme në diplomaci dhe sidomos në politikbërje e jashtme. Për shkak se koha dhe energjia më e madhe harxhohet në ndërtimin e urave të besimit me shtetet dhe partnerët dhe kjo duhet shumë mund dhe kohë të ndodhë.

 Tani si është situata dhe çështja në mes të Kosovës dhe SHBA, në kuptimin që ne kemi një Donald Trump dhe Richard Grenell, një Albin Kurti. Madje, duke dal fare qartë Grenell dhe duke thënë fare qartazi që nuk ka më ura të besimit, i bie që një Albin Kurti nuk do të mund të rivendos këto ura të besimit dhe në politikën e jashtme për Kosovën do të jenë ditë të rënda”, tha Canaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!