Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rekrutonte shtetase të huaja për prostitucion, shpallet në kërkim 36 vjeçari në Tiranë. Nën hetim 16 shtetase të huaja

schedule15:26 - 4 Shkurt, 2025

schedule 15:26 - 4 Shkurt, 2025

Një 36 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi rekrutonte shtetase të huaja nëpërmjet faqeve online për prostitucion. Nën hetim janë vënë edhe 16 shtetase me origjinë nga Brazili dhe Kolumbia, që ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore.

36 vjeçari bashkëpunonte me të huaj për të sjellë në Shqipëri shtetaset nga Kolumbia dhe Brazili me qëllim shfrytëzimin për prostitucion duke përdorur faqe online. Aktiviteti ushtrohej në ambiente me qira, të cilat i siguronte nëpërmjet agjencive të ndryshme.

Sipas policisë, 36 vjeçari ka përfituar rreth 200 mijë euro nga veprimtari gjatë një viti./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!