Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shëmbet banesa, humbin jetën tre të mitur/ Gjakovë, viktimat janë të moshës 13 dhe 15 vjeç

schedule07:21 - 2 Shkurt, 2025

schedule 07:21 - 2 Shkurt, 2025

Tre të mitur kanë humbur jetën, pas shembjes së një godinë në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës në Kosovë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22.50.

Sipas policisë, një ndërtesë e pabanuar është rrëzuar dhe ka zënë poshtë tre të miturit. Viktimat jane identifikuar si Ideal Ramaj, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina, rreth 13 dhe 15-vjeçarë.

Në vendgjarje kanë shkuar menjëherë ekipet e emergjencës dhe ambulanca, ndërsa mjekët i konstatuan të vdekur në vendngjarje tre adoleshentët.

Nga hetimet paraprake, tre djemtë kanë qenë duke qëndruar brenda godinës së vjetër në momentin kur ajo është shembur, sipas autoriteteve në rrethana ende të panjohura.

Me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në morg.  Ndërkaq, vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje tragjike.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!