Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maqedoni e Veriut: Bojkotimi i blerjeve përgjysmon qarkullimin tregtar

schedule17:26 - 1 Shkurt, 2025

schedule 17:26 - 1 Shkurt, 2025

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se, sipas të dhënave nga sistemi i regjistrimit të transaksioneve (GPRS), më 31 janar ka pasur një rënie të qarkullimit ditor prej 46.29 për qind në tetë rrjetet kryesore të supermarketeve, krahasuar me ditën paraprake.

DAP raportoi se të premten është regjistruar një qarkullim prej 114.293.367 denarësh (1.83 milion eurosh), ndërsa të enjten, më 30 janar, qarkullimi ishte 212.782.151 denarë (3.4 milionë euro).

“Sipas analizës krahasuese të të dhënave, më 31 janar 2025, krahasuar me 24 janar 2025, është regjistruar një rënie prej 46.59 për qind në qarkullimin total në tetë rrjetet më të mëdha të supermarketeve”, deklaruan nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.



DAP njoftoi se do të vazhdojë me monitorime dhe analiza të tilla dhe do t’i publikojë të gjitha të dhënat që do të kenë ndikim në ekonominë e vendit.

Kjo rënie e qarkullimit lidhet me bojkotin e qytetarëve ndaj supermarketeve,
në shenjë proteste kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.

Gjatë të premtes, shumica e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut shmangën blerjet gjatë gjithë ditës në zinxhirët e mëdhenj të marketeve, ndërsa disa të tjerë kufizuan shpenzimet vetëm në produktet bazë.

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha të shtunën se inspektorët po vazhdojnë kontrollet në të gjitha marketet kryesore në vend.

“Po, të gjithë kanë dalë në terren. Më shumë informacione do të ketë ditën e hënë. Mund të them se jemi pothuajse në të gjitha supermarketet kryesore dhe po bëhet një analizë e detajuar”, deklaroi Mickoski përpara gazetarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!