Banori i Durrësit mes lotësh: Më vdiq babai, ikëm nga frika se do shembej spitali

schedule17:24 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 17:24 - 2 Dhjetor, 2019

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Durrës, mes banorëve që iu janë dëmtuar shtëpitë.

Pjesa më e madhe ankohen se nuk kanë siguri për të hyrë në banesa dhe duan vlerësim të shpejt, por mes banorëve të prekur nga termeti është edhe një djalë i ri që ka humbur babanë ditën e termetit, por nuk merr dot kartelen e vdekjes.

Ai mes lotësh i thotë Ramës: “Babai më vdiq rrugës për në Berat. Erdhem këtu në spitalin e Durrësit, por ikëm nga frika se na thanë po bie spitali. Ka vdekur rrugës. Nuk japin arsyen e vdekjes, andej e panë të ambulancës na thanë këtu ka mbaruar. Unë varrimin ia kam bërë babait. Rruga tjetër është veç me zhvarros”, u shpreh banori me lot në sy.

Teksa ai qante për babanë, Kryeministri Rama i premtoi se do ta ndihmojë për të marrë kartelen e vdekjes. Po kaq ai sulmoi median që sipas tij ka dezinfirmouar duke shkruar se do shembet spitali. “Janë kriminelë!”, u shpreh Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!