E ardhmja si trajner, Busquets: Harrojini fjalimet e gjata, ka diçka që nuk do toleroj

schedule15:31 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 15:31 - 2 Dhjetor, 2019

Sergio Busquets e ka ndarë mendjen për të ardhmen. Mesfushori luan prej një jetë me Barcelonën, por verën e ardhshme mbush 32 vjeç dhe e ka të qartë që i kanë mbetur edhe pak vite për të luajtur.

Spanjolli tundohet nga roli i trajnerit dhe e ardhmja pritet ta gjejë në pankinë. Lojtari i ekipit katalanas i ka të qarta idetë dhe shpjegon në dokumentarin Matchday stilin e tij.

Do të punoj shumë me taktikën, por nuk do të mbaj fjalime taktike prej gjysmë ore, siç bëjnë shumica e trajnerëve. Di të them diçka, të gjithë rregullat dhe oraret duhet të respektohen, përndryshe do t’u vendos gjoba lojtarëve“, thekson Busquets. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!