Kapiteni Artur Meçollari u shpreh për ‘360 Gradë’ se goditja e rafinerive të naftës ishte suksesi i dytë për ushtrinë dhe inteligjencën ukrainase, ku ndërkohë suksesi i parë i tyre do të cilësohej si shkatërrimi i gjysmës së flotës ruse në Detin e Zi,
“Ky është suksesi i dytë në të gjithë luftën në Ukrainë. I pari ishte shkatërrimi i gjysmës së flotës ruse nga një front që s’kishte asnjë anije. Asaj që ndodhi në det të zi gjymsa e saj u shkatërrua. Droni ka pasur suksese sepse sistemi i inteligjencës, planizimi janë art dhe jo shkencë. Ata kanë planizuar saktë objektivin. Sistemi i inteligjencës të jep dhe se ku ndodhen sistemet radar. “
Eksperti i sigurisë Xhavit Shala u shpreh se Ukraina po i jep mesazhe diplomatike që tryeza e bisedimeve nuk do të bëhet pa të. Sipas ekspertit, nëse bisedimet bëhën pa Ukrainën do të sjell humbje për Ukrainën dhe perëndimin dhe Putini do të riformatohet nga një njeri që ka kryer krime kundër njerëzimit në një person paqebërës.
“Kjo është e lidhur dhe është një mesazh diplomatik që i shkon përshtat edhe përpjekjeve të Trump për të ulur Rusinë në tryezë bisedimesh. Të dy planet po përpiqen të përfitojnë sa më shumë. Ukraina ka rezultate në luftë dhe po përpiqet në anën diplomatike për t’i dhënë mesazh Rusisë dhe Trump që s’do ketë bisedime pa Ukrainën.
Tavolinë do të ketë, mund të bëhen dhe dy palëshe Trump- Putin ose Zelensky. Nëse do takohet pa Ukrainën do të jetë humbje e madhe për Ukrainën dhe SHBA, sepse po e nxjer Putinin si paqebërës, nga një person i akuzuar për krime lufte po përpiqet të riformatohet dhe synimi i tij është që Zelensky të mos jetë.
Putin është agjent i inteligjencës dhe bën që edhe liderët të futen me mendjen e tyre dhe të dalin me mendjen e Putinit. “
/ abcnews.al


