Salzburg nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e fundit, por vazhdon të kryesojë kampionatin austriak me dy pikë më shumë se LASK Linz. Kampionët në fuqi u ndalën në fushën e Admirës, teksa një gol i Hwang Hee-Chan 13 minuta përpara fundit të ndeshjes evitoi humbjen e ekipit mik.
23-vjeçari nga Koreja e Jugut realizoi golin e gjashtë në kampionat, por në fillim të ndeshjes humbi një rast të pabesueshëm. Ishte minuta e dytë e ndeshjes dhe Hwang, pasi shmangu portierin, goditi drejt portës nga shumë afër.
Topi u përplas në kokën e një mbrojtësi të Admiras dhe më pas në traversë. Shokim i madh te Salzburg dhe gëzim në krahun tjetër, madje portierit vendas i shpëtoi një buzëqeshje gjatë momentit që po komplimentonte mbrojtësin për shpëtimin e golit. /abcnews.al