Rama publikon videon: Ky pallat nuk ka rrezik, është i banueshëm

schedule13:51 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 13:51 - 2 Dhjetor, 2019

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar pamjet e një pallati të dëmtuar rëndë nga tërmeti në Durrës duke theksuar se ai është banueshëm dhe nuk ka rrezik për banorët.

Sipas kreut të qeverisë,  i cili i referohet ekspertëve, pallati nuk ka asnjë asnjë rrezik shembjeje dhe mund të riparohet.

“Ja pra çfarë shkaktojnë paniku, ankthi dhe media, trinjakët e padurueshëm të kësaj situate, që marrin peng zemrat e mendjet e njerëzve të tromaksur nga goditja shkatërruese e Natyrës dhe Media”, shprehet Rama mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Miqtë e mi!

Shikojeni një shembull tipik se si paniku, ankthi dhe shoqja e tyre, media, mund të jenë këshilltarët më të këqinj të njeriut në këtë situatë të jashtëzakonshme emocionale, kur bëhet fjalë për të vlerësuar një godinë të goditur nga tërmeti!

Ky pallat, që më tmerroi edhe mua njësoj si juve kur e pashë, u bë objekt i lloj-lloj debateve me klithma agresive në tv, me lloj-lloj postimesh kobzeza në portale, me gjithëfarë statusesh lemerisëse në fejsbuk, sot u inspektua nga ekspertët ndërkombëtarë.

Konkluzioni:

Pallati nuk ka ASNJË RREZIK SHEMBJEJE

ËSHTË PLOTËSISHT I RIPARUESHËM

PAS RIPARIMEVE BANORËT MUND TË RIKTHEHEN QETËSISHT NË SHTËPI

Ja pra çfarë shkaktojnë paniku, ankthi dhe media, trinjakët e padurueshëm të kësaj situate, që marrin peng zemrat e mendjet e njerëzve të tromaksur nga goditja shkatërruese e Natyrës dhe Media./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!