Uashington Post: Trump ka paguar 130 mijë dollarë ish pornostares

schedule13:54 - 13 Janar, 2018

schedule 13:54 - 13 Janar, 2018

Sipas Uashington Post, presidenti amerikan donald Tramp i ka paguar 130 mijë dollarë një ish pornostareje në mënyrë që jao të mos fliste për mediat rreth marrëdhënies së tyre. Marrëdhëmnie që sipas saj është konsumuar në kohën kur Trump ka qenë i martuar me Melani.

Avokati i Donald Trump, Michael Cohen, ka paguar 130 mijë dollarë për të blerë heshtjen e ish pornostares Stephanie Clifford në tetor të 2016-ës një muaj para zgjedhjeve presidenciale. Lajmi është pblikuar nga Uashington Post dhe pse më parë ka qenë Uoll Strit Journal që e ka publikuar pa dhënë shumë detaje. Sipas marrëveshjes Kliford nuk duhej të fliste publikisht për lidhjen intime me kreun e shtëpisë së bardhë në 2006-ën, kur manjati ishte i martuar me Melani.

Takimi mes të dyve ndodhi gjatë një turneu golfi në liqenin Tahoe mes Kalifornisë dhe Nevadës. Donald e Melani Trump janë martuar në janar të 2005-ës.

Reagimi i parë nga shtëpia e bardhë e cilësoi si nëj histori të vjetër dhe të ricikluar, dhe që është përgënjeshtruar në mënyrë kategorike që para zgjedhjeve presidenciale. Por Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar për shifrën e 130 mijë dollarëve që i është dhënë ish pornostares. Dhe avokati kohen përgënjeshtori artikullin duke theksuar se dhe vetë ish pornostraja mohon të ketë pasur lidhje intime me Trump./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!