Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermania në krizë të thellë/ Shoqata e industrisë ngre alarmin, do tkurret me 0.1%

schedule14:47 - 28 Janar, 2025

schedule 14:47 - 28 Janar, 2025

 Ekonomia gjermane është në krizë të thellë, me produktin e brendshëm bruto që mund të tkurret me 0.1% këtë vit. Janë këto vlerësimet e Shoqatës së Industrisë BDI, sipas të cilës teksa eurozona pritet të zgjerohet me 1.1% përgjatë 2025, Gjermania do të mbetet pas në aspektin ekonomik duke shënuar rënie për të tretin vit radhazi.

“Situata është shumë serioze. Industria ka pësuar një thyerje strukturore” tha presidenti i BDI, Peter Leibinger. Faktorët që kanë ndikuar në goditjen e ekonomisë më të madhe të Evropës lidhen me rritjen e konkurrencës nga jashtë, kostot e larta të energjisë, normat e interesit dhe perspektiva e pasigurt ekonomike.

Mosmarrëveshjet mbi mënyrën se si mund të rikthehet ekonomia gjermane shtynë edhe rënien e koalicionit qeverisës. Kriza ekonomike sipas shoqatës së industrisë është më shumë se vetëm pasojë e pandemise dhe pushtimin rus të Ukrainës.

Problemet sipas saj janë krijuar kryesisht nga dobësitë strukturore që nga viti 2018 që politikbërësit nuk arritën ta trajtojnë.

Sipas kreut të Shoqatës së industrisë investimet publike në infrastrukturën moderne për transformimin dhe qendrueshmërinë e ekonomisë janë emergjente. Masa të tjera që propozohen përfshijnë uljen e burokracive, çmimeve të energjisë dhe një strategji të qartë për inovacionin dhe kërkimin.

Sipas Presidentit të BDI, Leibinger rënia ekonomike e Gjermanisë do të ishte më e thellë me 0.5% nëse Trump aplikon tarifat për Bashkimin Europian nga 0.1% e pritshme pa kete efekt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!