Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkollat në Tiranë/ Rama i përgjigjet komentuesit: Janë 45 të reja, historia e grabitjes së oborreve është e vjetër

schedule13:44 - 28 Janar, 2025

schedule 13:44 - 28 Janar, 2025

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale, sipas të cilit, po grabiten oborret e shkollave në Tiranë, për ndërtime.

Përmes një rragimi, Rama u shpreh se historia e grabitjes së oborreve është e vjetër dhe shtoi se në kryeqytet janë ndërtuar 45 shkolla të reja.

“Patjetër Adrian, të ftoj të dalim bashkë një xhiro nëpër Tiranë, dhe t’i shohim bashkë shkollat. Por duhet të marrim bukë me vete, se janë shumë për t’u parë. Janë 45 shkolla të reja në Tiranë, 10 të tjera janë në proces. Të shikosh edhe nxënësit, historia e grabitjeve të oborreve, është e vjetër, e rrumpallës së viteve ’90. Një nga ato kthime u bë te shkolla “Kosova”. Isha kryetar bashkie, harrojeni se do ndërtoni pallat sa të jem unë këtu. Noc Rrokun morën nga gjithë ai agresion mbi truallin dhe mbi godinën e shkollës “Kosova”, njësoj siç do e marrin më 11 maj. Shqipëria nuk do të zbresë kurrë më poshtë, do ngjitet drejt majës së 2030. Erdhi 11 maji, këtu do jemi”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!