Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro në hyrje, procedohet 56-vjeçari te Porti i Vlorës

schedule13:15 - 28 Janar, 2025

schedule 13:15 - 28 Janar, 2025

Një 56-vjeçar nga Vlora po procedohet penalisht, pasi nuk ka deklaruar mbi 20 mijë euro në hyrje të Portit.

Mësohet se eurot i janë gjetur gjatë kontrollit në automjetin e tij.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Nuk deklaroi 20 345 euro, në hyrje, procedohet penalisht.

Sekuestrohet shuma e parave.

Specialistët e Seksionit të Hetimit dhe ZMPKT Vlorë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 56 vjeçe, banues në Vlorë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi në portin e Vlorës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit dhe kontrollit në automjetin e tij, gjetën 20 345 euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas ligjeve në fuqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!