150 milionë leke do tu shpërndahen partive politike për zgjedhjet parlamentare të 2025.
Fondi u miratua në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, me një shtesë prej 20 milionë leke, krahasuar me katër vite më parë, përshkak të speciafikës që kanë këto zgjedhje, vota e diasporës dhe angazhimi i partivë politike jashtë kufinjve të Shqipërisë.
Do të jetë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, institucioni që do të shpërndajë fondet e përcaktuara nga buxheti i shtetit, referuar rezultatit që partitë politike kanë marrë në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Kështu, partia socialiste e cila arriti të siguronte 74 mandate, e përkthyer në vota 768134 do të marrë edhe shumën më të lartë të parave, e ndjekur nga Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim që në zgjedhjet e kaluara arriti të siguronte 622187 vota.
Nga ana tjetër edhe Komisioni Qëndror i ZGjedhjeve miratoi anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kështu, Partia socialiste, si partia e shumicës parlamentare, do të ketë dy anëtarë, partia demokratike 2 anëtarë, partia socialdemokrate e Tom Doshit 1 anëtar dhe Partia e Lirisë 1 anëtar.
Anëtarin e 7 në KZAZ me numër çift e propozon PS. Sekretari propozohet nga PD në KZAZ me numër çift dhe në ato me numër tek propozohet nga PS

