Donald Trump po vijon punën e tij mbi atë që ai e quan riformësim të Amerikës në të gjitha aspektet . Kreu I Shtëpisë së Bardhë ka nënshkruar së fundmi 4 urdhra ekzekutiv që lidhen me ushtrinë e vendit.
Vendimi i parë lidhet me atë që mediat e kishin paralajmëruar prej kohësh, ndalimi I formulimit të politikave për pjesëtarët transgjinorë në forcat ushtarake Amerikane.
Nëpërmjet këtij urdhri të nënshkruar prej Trump thuhet se duhet të vlerësohen kushtet shëndetësore dhe fizike të këtyre transgjinorëve për të vlerësuar nëse ata janë të gatshëm të shërbejnë në ushtri.
Nuk do të ketë përemra në departamentin Amerikan të Mbrojtjes, do të ketë vetëm dy gjini dhe gjithashtu nuk do të ketë trajtime të vecanta për transgjinorët në lidhje me tualetet apo dhomat e gjumit. Meshkujt do të flenë në dhomat e tyre dhe do të përdorin tualetet e tyre, pavarësisht nëse kanë zgjedhur të ndryshojnë gjini dhe të jenë transgjinor. Trump e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë transgjinorë në tualetet e femrave.
Urdhri i dytë ekzekutiv i nënshkruar nga Trump lidhet me rikthimin në detyrë të 8 mijë ushtarëve që ishin larguar nga detyra pasi kishin refuzuar vaksinimin ndaj Covid19. Republikani ka deklaruar se vendimi për vaksinim të detyrueshëm ka larguar nga rekrutimi në vitin 2023 mbi 41 mijë trupa ushtarak potencial.
Urdhri i tretë ekzekutiv lidhet me iniciativën për diversitet, barazi dhe gjithë përfshirje në ushtri . Diçka e tillë nënkupton se nuk do të ketë avantazhe për tu bërë pjesë e ushtrisë amerikane duke u bazuar tek raca apo gjinia.
Urdhëri i 4-të që Trump nënshkroi ishte që Shtetet e Bashkuara të nisin punën për ndërtimin e një sistemi mbrojtjes ajrore të quajtur “Iron Dome”, sistem ky i ngjashëm me atë që ka Izraeli. Iron Dome njihet si një ndër sistemet më të mira të mbrojtjes ajrore në botë për të shmangur sulmet raketore./abcnews.al


