Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Plagosi me thikë 53 vjeçarin në Yzberisht, arrestohet autori

schedule19:25 - 26 Janar, 2025

schedule 19:25 - 26 Janar, 2025

Arrestohet Aleks Petro, autori i plagosjes së 53 vjeçarit Eduart Rrapi mesditën e së dielës në zonën e Yzberishtit. 24 vjeçari goditi me thikë në bark 53 vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta.

Eduart Rrapi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia fillimisht dyshoi të jetë dëmtuar vetë pasi ishte i dehur, por rezultoi se ishte qëlluar me thikë gjatë një konflikti pranë një lokali.

Sipas informacioneve, 24 vjeçari dyshonte se Rrapi i ngacmonte nënën./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!